Ne ditet e sotme gjithkush qe ka nje kompiuter ne shtepi ka degjuar per hapesirat kibernetike dhe me saktesisht per webin. Nga ana tjeter shume pak njerez e dine historine e krijimit te faqeve te internetit dhe funksionin primar te tyre. Koncepti i World Wide Web, ose sic e njohim te gjithe WWW, u formua qe ne fillimin e viteve 80 ne sherbim te forcave ushtarake amerikane. Por duhet te vinte viti 1989, qe nje kompani e quajtur CERN , e drejtuar nga informaticieni Tim Berners, te konceptonte sistemin e world wide web(www), ne perdorimin e perditshem. Pas shume studimesh dhe testimesh, me 30 prill te vitit 1993, ky system u integrua ne perdorimin e perditshem edhe per njerezit e thjeshte. Kuptohet qarte qe ne ato kohera sistemi i web nuk ishte aq i avancuar sic eshte ne ditet e sotme, por cuditerisht dhe per habine e vete projektuesve te tij, suksesi i “www”, ne vitet e ardhshme do te percaktonte zhvillimin ekonomik rajonal e global. Ne ditet e sotshme koncepti i webit ndahet ne dy kategori. Webi statik dhe webi dinamik.
0 Comments